“Njerëzimi po shkon drejt një humnere”, paralajmërimi i Gjermanisë, DW: Prishtshmëri të pakta ndaj konferencës botërore për klimën COP27 në Egjipt

njerezimi po shkon drejt nje humnere paralajmerimi i gjermanise dw prishtshmeri te pakta ndaj konferences boterore per klimen cop27 ne egjipt

Në fillim të konferencës botërore për klimën COP27 në Egjipt, ku do të diskutohet se si mund të ndalet ngrohja globale, Gjermania angazhohet për solidaritet dhe përkushtim.

Në prag të konferencës botërore të klimës COP27 në Egjipt, Gjermania e quajti frenimin e ngrohjes globale prioritetin e saj kryesor. “Njerëzimi po shkon drejt një humnere, drejt ngrohjes mbi 2.5 gradë, me efekte shkatërruese mbi jetën tonë në të vetmin planet që kemi”, tha ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock. Bota i ka të gjitha mjetet që i nevojiten për të kufizuar krizën klimatike. “Ne e dimë se çfarë duhet bërë – të heqim dorë nga energjia fosile dhe të bazohemi tek burimet e energjetike të rinovueshme sa më shpejt të jetë e mundur.”

63661929 401
63661929 401

Në konferencën, e cila fillon sot (06.11) dhe zhvillohet në Afrikë për herë të parë që nga viti 2016, priten 40,000 pjesëmarrës. Në COP27 përfaqësuesit e rreth 200 vendeve do të diskutojnë në Sharm el Sheikh për dy javë se si mund të rritet lufta kundër ngrohjes globale. Koha nuk pret, pasi shtatë vitet e fundit kanë qenë më të ngrohtat që nga fillimi i regjistrimeve të motit. Ngjarjet ekstreme të motit në Pakistan, Nigeri dhe Somali, kanë treguar ndër të tjera kohët e fundit dëmin e madh dhe fuqinë shkatërruese vdekjeprurëse të ndryshimeve klimatike.

Solidaritet me vendet më të varfra
Svenja Schulze, ministre për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, tha: “Në këtë konferencë klimatike, Gjermania do të jetë një ndërtues i rëndësishëm urash midis vendeve të industrializuara dhe atyre në zhvillim. Për ta bërë këtë ne duhet të pranojmë se tashmë ka dëme të konsiderueshme klimatike, veçanërisht në vendet më të varfra. Këto vende me të drejtë kërkojnë solidaritet.”

63553121 401
63553121 401

Prishtshmëri të pakta për shkak të luftës në Ukrainë
Për shkak të luftës në Ukrainë, por edhe për shkak të krizës energjetike, ushqimore dhe ekonomike të lidhura me të, si dhe rritjes së borxhit kombëtar, pritshmëritë ndaj konferencës për klimën janë mjaft të ulta. Krahasuar me COP26 një vit më parë në Glasgow Presidenti federal Frank-Walter Steinmeier i vlerësoi shanset për sukses si të ulëta./DW/

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts