Njerëzit arratisen nga kushtet e tmerrshme të Mariupol

19:31 14/03/2022

BBC raporton se disa makina private kanë mundur të largohen nga qyteti i rrethuar i Mariupol. Këshilli i këtij qyteti tha se deri në orën 13:00 (me orën lokale), nga qyteti port ishin larguar 160 makina përgjatë korridorit humanitar që të çon në qytetin e pushtuar nga Rusia, Berdyansk.

Përpjekje të shumta për të evakuuar civilët e bllokuar në Mariupol, qytet që ka një popullsi prej 400 mijë banorësh në kohë paqeje, dështua përgjatë javës së shkuar pasi planet për t’i lejuar ata të udhëtojnë nëpër korridorin humanitare u braktisën për shkak të bombardimeve të vazhdueshme ruse.

Koordinatori i urgjencës për Médecins Sans Frontières në Ukrainë, Alex Wade, i përshkroi kushtet në Mariupol gjatë fundjavës si “të tmerrshme”, me mungesë ushqimi e energjie elektrike./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.