“Njerëzit po varrosen në varre masive në qytetet e Ukrainës”

20:17 11/03/2022

Duke folur për OKB-në, i dërguari ukrainas Sergiy Kyslytsya ka dënuar Rusinë për krimet e luftës kundër njerëzimit.

“Cili do të jetë objektivi i radhës? Një qendër banimi? Apo një maternitet? Trupat ruse i kanë bombarduar tashmë të gjitha këto vende”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij Kyslytsya foli për Mariupolin, qytetin që është nën sulm pothuajse të vazhdueshëm nga forcat ruse.

“Sulmet ajrore dhe bombardimet nga Rusia pothuajse kanë shkatërruar Mariupolin dhe kanë vrarë 1,582 banorë civilë të atij qyteti, sipas administratës lokale. Për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, njerëzit po varrosen në varre masive në qytetet e Ukrainës”./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.