Njëri përndiqte prej 1 viti një vajzë, dy të tjerë pas hekurave për dhunë, disa të arrestuar në pak orë në Tiranë

njeri perndiqte prej 1 viti nje vajze dy te tjere pas hekurave per dhune disa te arrestuar ne pak ore ne tirane
njeri perndiqte prej 1 viti nje vajze dy te tjere pas hekurave per dhune disa te arrestuar ne pak ore ne tirane

Policia e Tiranës ka arrestuar disa persona për vepra të ndryshme penale.

Burime zyrtare bënë me dije se mes të arrestuarve është dhe një person që përndiqte një shtetase prej 1 viti.

NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Ndërhyrjeve Kibernetike ndaluan shtetasin B. L. 37 vjeç, banues në Tiranë, sepse për një periudhë 1-vjeçare, ka përndjekur fizikisht dhe në rrjete sociale, një shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

– A. H., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur;

– F. Xh., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj të fejuarës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– A. B., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën nacionale Vorë – Fushë Krujë, te kthesa e Prezës, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip kamion;

– J. D., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 4 është paraqitur shtetasja N. T., 53 vjeçe, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja I. Sh. (T)., 29 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts