Njeriu më i gjatë në botë është 29 vjeç dhe me origjinë nga Gana, ja gjatësia e tij

Njeriu më i gjatë në botë është 29 vjeç dhe me origjinë nga Gana.

Ai quhet Sulemana Abdul Samed por të gjithë e quajnë “Awuche” shkruan faqja today.it. Samed është historia e një rekordmeni, i cili lind nga një gjendje klinike precize e quajtur gjigantizëm.

Në një spital lokal në Ganën Veriore, 29-vjeçarit iu tha se ai kishte një gjatësi prej dy metrash e 89 centimetrash. Sulemana Abdul Samed ishte gjithmonë i gjatë, por kjo ndryshoi kur ai ishte 22 vjeç dhe u transferua në kryeqytetin Akra.

Kjo gjatësi anormale ka sjellë edhe probleme fizike si shpina me një lakim jonormal tek ai. Mjekët kanë përcaktuar se ai ka sindromën Marfan, një sëmundje gjenetike që prek indet lidhëse të trupit. Jeta për një person kaq të gjatë nuk është e lehtë. Po ashtu nuk ka asnjë problem të veshë këpucët që i ka bërë një artizanal vendas nga gomat e makinave. Por, situata klinike është e ndryshme.

Specialistët sugjerojnë operacionin e trurit për të ndaluar rritjen, por sigurimi shëndetësor publik i Ganës nuk mund ta mbulojë këtë duke ofruar vetëm kujdesin bazë. ”Kam planifikuar të shkoj në autoshkollë, por edhe kur e shtyj sedilien prapa, nuk e mbaj dot timonin… Nuk mund ta zgjas këmbën sepse gjuri më godet timonin”, thotë ai.

”Nuk kam asnjë problem me mënyrën se si më ka krijuar Zoti”, shton ganezi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com