Njeriu më i pasur i botës bën deklaratën shokuese: Nëse vdes në rrethana misterioze, kënaqësi t’ju njihja

njeriu me i pasur i botes ben deklaraten shokuese nese vdes ne rrethana misterioze kenaqesi tju njihja

Multimilioneri Elon Musk ka bërë jo pak zhurmë me deklaratën e bërë në “Tëitter”, kompaninë që sapo ka blerë.

“Nëse unë vdes në rrethana misterioze, ishte ka qenë kënaqësi t’ju njihja.”– shkroi Musk, duke i lënë të hutuar përdoruesit e internetit, por ka marrë edhe një përgjigje të ashpër nga nëna e tij Maye Musk.

Kjo e fundit i shkroi: “Kjo nuk është për të qeshur!”. I biri i saj shkroi përsëri duke lënë të kuptohet se s’bëhet fjalë për një shaka.

“Më falni, do të bëj çmos për të qëndruar gjallë.”- është përgjigja e tij për nënën.
Vetëm një orë para postimit të tij për “vdekje në rrethana misterioze“, Elon Musk kishte ndarë një postim tjetër me ndjekësit ku shfaqej një komunikim nga një oficer rus. Postimi përmendte se Musk është i përfshirë në sigurimin e pajisjeve të komunikimit, terminaleve të internetit të satelitit Starlink – për ‘forcat fashiste në Ukrainë’.

Dorëzimi i pajisjeve u krye nga Pentagoni, selia e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, thuhet në postim.

“Dhe për këtë, Elon, do të mbahesh përgjegjës si një i rritur – pa marrë parasysh sa do të bësh budallain.”- vijonte kërcënimi ndaj pronarit të Teslas.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts