Njësia antikorrupsion zbulon rastet e shkeljes së ligjit në Kadastër, në Doganë dhe Drejtorinë e Transportit Rrugor. Denoncohet dhe një noter. Detajet e hetimit









ulsi manja

Ministri i Drejtesise Ulsi Manja ka zbuluar sot disa raste te shkeljes se ligjit ne disa institicione te rendesishme shteterore dhe kallezimet ne Prokurori te punonjesve te perfshire, mes tyre edhe nje noter.

Manja tha se denoncimet me te shumta jane per Kadastren e Durresit.

Ulsi Manja: Sot dua të ndaj disa raste të reja praktikash antikorrupsion për të cilat ka përfunduar hetimi administrativ.

Kadastra, objekt i përditshëm i punës së njësisë antikorrupsiuon ku kemi dhe rastet më të shumta të referuara.

Bëhet fjalë për Kadastrën e Durrësit ku ka përfunduar hetimi për 3 rastet e sotme dhe ndërkohë në kadastrën e Durrësit dhe disa njesi te tjera ka raste të cilat po trajtohen.

Dy rastet e para dhënie leje legalizmi në kundërshtim me ligjin. Pra printohen leje legalizim i duke mos respektuar kërkesat që kërkon ligji përkatës.

Rasti i tretë më flagrant është printuar leja e legalizimit e më vonë janë bërë dhe procedurat përkatëse që duhet të shoqerojnë këtë leje legalizimi.

Një javë më mbrapa janë dokumetet që i janë bashkangjitur dosjes. Pra merre një herë lejen se dokumentet vijnë prara. E kuptueshme cilat janë interesat që të cojnë drejt shkeljes së ligjit.

Rasti tjetër ka të bëjë me doganën e Korcës ku një nëpunës ia ka arritur të bëhet pjesë e oganës përmes dokumenteve shkollore të falsifikuara. Përvec doganierit kemi denoncuar dhe një noter publik, krahas kallëzimit kemi kërkuar që ndaj noterit të nisë hetimi disiplinor nga drejtoria përkatëse ne ministrine e Drejtesise.

Rasti i fundit me DPSHTRR ku kemi denoncuar rast të pastër të rryshfetit në sportel, përvec nëpunësit është dhe një sekser që njollos veprimtarinë e këtij institucioni model.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.