Njihej për të qeshurën karakteristike, vdes komediani spanjoll që u bë viral nga memet

12:34 29/04/2021

Komediani spanjoll, Juan Joya Borja, që u bë i famshëm për shkak të së qeshurës së tij, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare. I njohur me pseudonimin “El Risitas”, që do të thotë “Të qeshurat”, komediani u bë i njohur në internet për qeshjen e tij karakteristike.

Një intervistë e tij në televizionin kombëtar spanjoll në vitin 2014, u bë shumë virale dhe njerëz në mbarë botën e kanë shpërndarë atë.

Kjo intervistë e komedianit spanjoll u përpunua shumë herë dhe njerëz të ndryshëm i vendosnin titra të situatave komike që shoqëroheshin me të qeshurën karakteristike të Borja.

Borja prej më shumë se një viti ka pasur probleme shëndetësore, të cilat u shtuan dhe i morën dhe jetën. Me të janë solidarizuar shumë qytetarë, të cilët e ndihmuan me mbledhje fondesh për kurim.

Sot personalitete të medias spanjolle dhe përdorues të mediave sociale i kanë kushtuar homazhe komedianit të njohur./tvklan.al

Për rezultatet e zgjedhjeve 2021 vizitoni rezultatet.tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *