Njihuni me 38-vjeçarin shqiptar që kandidon në zgjedhjet lokale në Itali, ja mesazhi i tij për qytetarët italianë

Në zgjedhjet e ardhshme lokale në Itali do të kandidojë edhe një shqiptar. Bëhet fjalë për 38-vjeçarin shqiptar Bledjan Beshiraj.

Ai është larguar nga Shqipëria drejt Milanos që në moshën 20-vjeçare, ku ka studiuar në universitetin shtetëror aty, është punësuar, si dhe është martuar dhe ka dy fëmijë.

Në mesazhin e tij si kandidat, drejtuar qytetarëve italianë, shqiptari Beshiraj shprehet se “Nëpërmjet kandidimit tim do të çoj në bashki zërin e të gjithë banorëve të zonës, që përballen çdo ditë me vështirësitë e jetës, sepse besoj se është e rëndësishme t’i jap atyre një përgjigje të përshtatshme, në kohën më të shkurtër të mundshme”.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *