Njihuni me çiftet ukrainase që stërviten për luftë

14:23 19/03/2022

Qytetarët po mësojnë të fitojnë aftësi ushtarake për të luftuar me rusët

Kur qytetet e Ukrainës u bombarduan nga ushtria ruse, ky brez dinte për luftën vetëm nga librat e historisë dhe historitë e gjyshërve të tyre pa e çuar nëpër mend se një ditë ata mund të gjendeshin në një situatë të tillë.

Në një qendër trajnimi në qytetin jugor të Odessa-s, këta të rinj të cilët normalisht mund të ishin duke takuar miqtë e tyre  për një kafe, tani mësojnë rreth përdorimit të armëve dhe dhënies së ndihmës së parë.

Çdo person duhet të dijë të luftojë, dhe të ndihmojë të afërmit apo njerëz të  tjerë”, thotë Olga Moroz, e cila në profesion është një grafik dizajner po trajnohet së bashku me të dashurin e saj, i cili me profesion është një menaxher shitjesh.

Megjithëse aftësitë ushtarake janë kryesoret, Maxim Yavtushenko thotë se po ndihmon gjithashtu në përgatitjen mendore.

“Ukraina tani është vetëm dhe njerëzit që po e shikojnë se çfarë po ndodh duhet të kuptojnë se lufta që është këtu, mund të jetë edhe në shtëpinë tuaj.”

Odessa, një port piktoresk i Detit të Zi shihet si një objektiv kryesor strategjik dhe simbolik për forcat ruse. Rusia nisi sulmin e saj më 24 Shkurt në atë që Kremlini e përshkruan si një “operacion special ushtarak”.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts