Njihuni me gazetaren që u përball me talebanët dhe i bëri pyetjen e guximshme

12:10 18/08/2021

Gazetarja Charlotte Bellis ishte personi i parë i ulur para talebanëve të martën ku i ka bërë një pyetje mjaft të guximshme grupit të njerëzve të armatosur që morën kryeqytetin e Afganistanit tronditi botën. Me flokët bjonde të cilat fshiheshin poshtë një shamie, gazetarja u përqendrua rreth asaj se si ata do të respektonin të drejtat e mijëra grave të tmerruara afgane.

Bellis ka punuar për Al Jazeera, një organizatë e pavarur lajmesh e financuar pjesërisht nga qeveria e Katarit, nga Afganistani që nga viti 2019.

Gazetarja me përvojë, me origjinë nga Zelanda e Re, ishte e vetmja gazetare femër që lejohej të merrte pjesë në konferencën e parë zyrtare për shtyp të talebanëve dhe ajo nuk e humbi rastin.

Zonja Bellis shfaqet e qetë dhe e matur ndërsa prezantohet me sundimtarët e rinj të Afganistanit dhe i bën pyetjen e saj të fortë.

“Unë dua t’ju flas për të drejtat e grave dhe të drejtat e vajzave, nëse gratë do të lejohen të punojnë dhe nëse vajzat do të vazhdojnë të shkojnë në shkollë. Çfarë garancish mund t’u jepni grave dhe vajzave se të drejtat e tyre do të mbrohen?

Zabiullah Mujahid, një zëdhënës i talebanëve i siguroi gazetarët se ‘Emirati Islamik’ do t’u japë grave të drejtat e tyre për sa kohë që ata ndjekin ligjin e Sheriatit.

“Grave do t’u sigurohen të gjitha të drejtat e tyre. Qoftë në punë apo në aktivitete të tjera sepse gratë janë pjesë kyçe e shoqërisë. Ne jemi duke garantuar të gjitha të drejtat e tyre brenda kufijve të Islamit”, u shpreh ai.

Pyetja e theksuar e zonjës Bellis është ajo që mijëra gra të shqetësuara afgane i kanë bërë vetes që kur talebanët morën kontrollin e shtëpive dhe jetës së tyre.

Prania e zonjës Bellis në konferencë dhe aftësia e saj për të pyetur drejtpërdrejt një anëtar të talebanëve mund të shihen si një fener i vogël shprese për gratë.

Sidoqoftë, femrat afgane ende frikësohen se janë ndër ato më të rrezikuarat nën qeverinë e re për shkak të ligjeve të rrepta fetare që u imponuan nga islamistët pasi ata erdhën në pushtet në 1996.

Ka pasur gjithashtu raporte për gra të cilat janë qëlluar për vdekje për veshjen e rrobave të ngushta. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *