Njihuni me Utën e Himalajeve, alpinistja nga Kosova që ka ngjitur majën më vdekjeprurëse në botë, Annapurna në Nepal

Kjo është alpinistja nga Kosova, Uta Ibrahimi, në ekspeditën e saj në majën më vdekjeprurëse në botë, Annapurna në Nepal.

Në prill 2021 Uta arriti të ngjitet me sukses në këtë majë me lartësi 8091 metra mbi nivelin e detit.

Nepali ka pasur shumë pak vizitorë që nga shfaqja e pandemisë Covid-19, por Uta ishte ndër alpinistët e parë në botë që iu rikthye ekspeditave në Nepal.

“Ka qenë shumë i vështirë menaxhimi i kampeve se numri i madh i njerëzve në kampe pavaresisht se kemi bërë teste ka pasur te infektuar që ne nuk e kemi ditur fare por më vonë e kami marë vesh. Fati i mirë ka qenë që derisa e kemi kryer ekspeditën të gjithë pjesëmarrësit kanë qenë mirë me shëndet”, tha ajo.

Në majën Annapurna kanë humbur jetën shumë alpinistë si pasojë e motit të keq dhe ortekëve të borës. Një ortek i fuqishëm të borës e kishte xhiruar Uta vetëm pa kohë para nisjen për tu ngjitur në këtë majë.

Sipas databazës, nga viti 1900 kanë humbur jetën 72 alpinistë në Annapurna.

Aktualisht Uta është duke u përgatitur që të rikthehet në Nepal për të ngjitur një maje tjetër me mbi 8,000 metra lartësi mbidetare.

“Në 2017 kam filluar projektin për të ngitur 14 majat më të larta në botë, pas ngjitjes që kam pasur në Everest në 2017 ka qenë motivi kryesor që më ka shtyrë për të vijuar ngjitjet e kur është ngjitur për herë të parë flamuri i Kosovës në këtë majë, e kam parë vullnetin e mirë e dashurinë që ma kanë dhënë njerëzit e kam kuptuar që ky projekt nuk është vetëm i imi por edhe i vendit tim”.

Nga 14 majat më të larta në botë Uta deri më tani është ngjitur në gjashtë prej tyre.
Uta është alpinistja e vetme nga Kosova.

“Shumicën e majave ku kam qenë kam qenë jo vetëm e para prej Kosovës por edhe e para prej Ballkanit që kam mbërritur të ngjitem në ato maja”.

Ekspeditat për ngjitjen në majat më të larta të botës kanë kosto të lartë. Një ngjitje mund të kushtojë nga 20 mijë deri në 100 mijë dollarë. Për ekspeditat e saj Uta ka arritur të sigurojë fonde nga donatorë të ndryshëm.REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.