“Njoftimi i fundit i SHELL për kërkimet në Shqipëri që në 2019”, deputeti i PD: Nëse do ishin të vërteta ato që thotë Rama…

njoftimi i fundit i shell per kerkimet ne shqiperi qe ne 2019 deputeti i pd nese do ishin te verteta ato qe thote rama

Deputeti i PD-së Dashnor Sula deklaron se deklaratat e kryeministrit Edi Rama për naftën në Shpirag janë për të shtensionuar situatën dhe ulur presionin ndaj kësaj qeverie për shkak të skandaleve.

Sula shkruan se ka dy ditë që kryeministri i krijon iluzione qytetarëve se nesër do të “hanë me lugë ari” fal parave që do fitohen nga nafta që do nxjerrë SHELL në Shpirag.

Sipas tij, njoftimi i fundit për kërkimet në Shqipëri janë që në vitin 2019 dhe nëse do ishin të vërteta ato që thotë kryeministri atëherë vet kompanisë do i interesonte më shumë që të dilte ne një komunikatë zyrtare.

POSTIMI I PLOTË
????Të mbulosh skandalin e sterilizimit dhe vjedhjen e të dhënave me naftë imagjinare.
????Se ka dëgjuar historia jo vetëm e Shqipërisë, por edhe vendeve më periferike si ne që organit të akuzës të mos i vendoset në dispozicion një kontratë kur ajo është në hetim. Ka ndodh në Shqipëri, SPAK nuk ka siguruar kontratën origjinale të koncesionit të sterilizimit. Ky lloj skandali vetëm në vendin tonë ndodh.

????Po në Shqipërinë tonë të vogël ndodh që nga xhepat e shqiptarëve merren miliona euro për të siguruar informacionet e tyre, por të besuarit e pushtetarëve të caktuar i vjedhin nga brenda. Kjo alarmoi edhe miqtë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dyshimet janë për një grup të strukturuar brenda policisë që kanë vjedhur të dhënat sensitive.

????Përball këtyre skandaleve që e bërën edhe më të nxehtë gushtin, çfarë mund ta shtensiononte pak situatën, çfarë mund ta ulte pak presionin ndaj kësaj qeverie❓

????Gatuesit e propagandës së qeverisë e kanë një as nën mëngë çdo vit; Nafta në Shpirag. Ka dy ditë që kryeministri i krijon iluzione qytetarëve se nesër do të “hanë me lugë ari” fal parave që do fitohen nga nafta që do nxjerrë SHELL në Shpirag.

-Për ta kuptuar nëse ka diçka të vërtet dhe nëse situata është aq optimiste sa thotë çdo verë kryeministri mjafton të futemi te faqja zyrtare e SHELL. Njoftimi i fundit për kërkimet në Shqipëri janë që në vitin 2019.

????Nëse do ishin të vërteta ato që thotë kryeministri atëherë vet kompanisë do i interesonte më shumë që të dilte ne një komunikatë zyrtare. SHELL është kompani që del në bursë dhe çdo lajm i vërtet i tillë do i rriste aksionet e saj në shumë sesa pretendon vet kryeministri.

????Por edhe sikur pas disa viteve të nxirret naftë aty, ne sërish do të kemi çmimin më të lartë të naftës sepse pjesën më të madhe të çmimit e zënë taksat që kjo qeveri na merr ndonëse nëntokën e kemi të pasur me arin e zi.

????Kështu që njësoj si vitin e kaluar, njësoj si edhe dy vite më parë, lajmet me naftë të qeverisë janë për të mbush propagandën e verës së qeverisë ndërsa ne, nëse nuk reagojmë do jemi akoma ndër vendet e para në botë me naftën më të shtrenjtë.

Dash Sula Fb
Dash Sula Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts