‘Njohuritë praktike tepër të rëndësishme’, Sallaku: Në UBT merr një profesion me vlerë

njohurite praktike teper te rendesishme sallaku ne ubt merr nje profesion me vlere
njohurite praktike teper te rendesishme sallaku ne ubt merr nje profesion me vlere

TIRANË– Rektori i Universitetit të Bujqësisë së Tiranës, Fatbardh Sallaku, i ftuar në emisionin Sintezë në News24, deklaroi se njohuritë praktike për studentët janë shumë të rëndësishme. Sallaku deklaroi se maturantët 18-vjeçarë mendojnë të shkojnë në një degë që iu duket e lehtë dhe shpesh gabojnë, e nuk zgjedhin një zanat a profesion, që iu jep dinjitet në jetë. Për Sallakun, në UBT merr një profesion që ka vlerë.

‘Universiteti duhet të sigurojë dijen. Universiteti jep të gjithë mënyrën sesi shkohet tek produkti final. Kushtet kanë ndryshuar dhe njohuritë praktike janë shumë të rëndësishme. Ka degë, ku studenti duhet të bëjë praktikë. Nuk përballesh dot me tregun, nëse nuk bën praktikë së paku në UBT, sepse do shkosh në punishte, do të shkosh në fermë etj. Të nxjerrësh një mjek veterinar nuk është e lehtë, sepse duhen kushte dhe janë profesione shumë të mirë. Duhet thënë se arsimi ynë ka trashëguar sistemin arsimor rus, ku kishte prioritet teoria. Por, praktika ka tepër rëndësi. Nuk ka shumë persona që duan të studiojnë për veterinari etj, por janë profesione tepër të rëndësishme, sepse janë profesione. Inxhinieri i pyjeve, veterineri dhe agronomi janë profesione. Kanë ekzistuar, ekzistojnë dhe do të ekzistojnë. Duhet të mendojmë që edhe një gjimnazist 18-vjeçar zgjedh më të lehtën e shpesh gabon, por degët tona janë profesione, që garanton të ardhmen. UBT ka partneritet me universitete të rëndësishme në Europë’, deklaroi Sallaku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts