Njukasëlli “fut hundët” dhe te Juve, ylli i bardhezinjve objektivi i radhës nga sheikët








Bernardeski drejt rinovimit, Rabio pranë Njukasëllit Drejtuesit e Juventusit kanë përfituar nga pauza e kombëtareve për të vlerësuar situatat e futbollistëve të ndryshëm dhe një prej të cilëve në Torino kërkojnë t’i besojnë sërish është Federiko Bernardeski.

rabiott

Sulmuesi është në skadencë kontrate në 30 qershor 2022 dhe menaxherit të tij, Mino Raiola, i është ofruar rinovimi, por me një ulje page për tri vitet e ardhshme, nga 4 në 2.5 milionë, plus 500 mijë euro bonuse.

Por, ndërkohë që Raiola dhe Bernardeski vlerësojnë ofertën, në Torino duket se është marrë vendimi që përveç Ramsejt në janar të largohet edhe Adrien Rabio.

Për mesfushorin francez ka ofertë konkrete nga Njukasëlli, por Juventusi këmbëngul për të marrë të paktën 15 milionë euro, ndërkohë që anglezët ofrojnë 10 milionë, plus 2 bonuse.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *