Nobeli në Fizikë ndahet mes 3 shkencëtarëve

14:12 03/10/2023

Eksperimentuan impulset e shkurtra të dritës

Tre fizikantë që eksperimentuan krijimin e impulseve më të shkurtra të mundshme të dritës vlerësohen me Çmimin Novel në Fizikë për vitin 2023.

Amerikani Pierr Agostini, gjermani Ferenc Krausz dhe franko/suedezja Ane L’Huillier janë tre shkencëtarët që me eksperimentet e tyre po ndihmojnë në krijimin e mjeteve për të thelluar njohuritë mbi lëvizjet e elektroneve, të cilat janë pjesëza të atomit që lëvizin me një shpejtësi jashtëzakonisht të lartë, me të miliardtën e sekondit.

Krijimi i impulseve ekstremisht të shkurtra të dritës mund të zbulojë proceset e shpejta të zhvillimeve brenda atomit, çka mund të ndihmojë në revolucionarizimin e pajisjeve elektronike.

Kjo mund të ndihmojë veçanërisht fushën e mjekësisë në zbulimin dhe diagnostikimin akoma më të hershëm të shumë sëmundjeve vdekjeprurëse.

Tre shkencëtarët do të ndajnë mes tyre edhe fondin prej 1 milion Dollarësh që jep Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.

Tv Klan



Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts