Nobeli për Paqen 2021 u jepet dy gazetarëve

11:16 08/10/2021

Vlerësim për betejën në mbrojtje të lirisë së fjalës

Nobeli për Paqen, këtë vit u shkon dy gazetarëve. Ata janë Maria Resa nga Filipinet dhe Dimitri Muratov nga Rusia. Dy gazetarët janë themelues mediash investigative në vendet e tyre, ku publikojnë shkrime kundër regjimeve autoritare.

Për këtë arsye, juria e Akademisë suedeze të Nobelit i vlerësoi për luftën e tyre kurajoze në mbështetje të lirisë së shprehjes me çmimin prej 1.1 milionë Dollarësh që do të ndahet në mënyrë të barabartë mes tyre.

58-vjeçarja Maria Resa është themeluese e portalit informativ Rappler, një prej mediave më të mëdha në Filipine dhe kritike e presidentit autoritar Rodrigo Duterte.

Ajo është e burgosur prej vitit 2019, pasi një gjykatë e shpalli fajtore për mashtrim me një lajmet e publikuara për rastin e biznesmenit Vilfredo Keng, ndaj të cilit, media e saj publikoi dokumente që e përfshinin në afera të rënda korruptive. Biznesmeni njihet si njeri i afërt i presidentit Duterte ndaj dhe arrestimi i saj është dënuar ndërkombëtarisht si burgim politik.

Ndërsa 59-vjeçari Dimitri Muratov është themelues i Novaja Gazeta, që ka publikuar me mijëra raste të ndjeshme të korrupsionit qeveritar dhe shkeljes së të drejtave të njeriut në Rusinë e Vladimir Putinit. Për këtë, ai është vlerësuar me dhjetëra çmime për lirinë e fjalës në Europë dhe Shtetet e Bashkuara.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *