Nokia do të shkurtojë deri në 10,000 vende pune

16:46 16/03/2021

Numri i stafit pritet të bjerë deri në 85 mijë gjatë një periudhe dy vjeçare

Gjigandi finlandez i telekomunikacioneve Nokia do të shkurtojë 5,000 deri në 10,000 punë në të gjithë botën për të ulur kostot.

Rreth 96 vende pune të Nokia në Mbretërinë e Bashkuar janë nën kërcënim si pjesë e shkurtimeve. Gjigandi teknologjik po investon gjithnjë e më shumë për të futur teknologjinë 5G sikurse të gjitha kompanitë e telekomunikacionit.

Ristrukturimi do të thotë se numri i stafit pritet të bjerë në 80,000-85,000 punonjës për një periudhë deri në dy vjet. Nokia duhet të zvogëlojë kostot me 600 milionë euro deri në 2023.

Kompania finlandeze nuk specifikoi vendet ose zonat gjeografike të prekura nga masa, por tha se shkurtimet do të kryheshin në katër njësitë kryesore të saj të biznesit.

Nokia aktualisht ka 90,000 punonjës në të gjithë botën dhe ka shkurtuar mijëra vende pune që nga blerja e prodhuesit të pajisjeve të telekomit Alcatel-Lucent në 2016.

Në Francë kjo kompani shkurtoi më shumë se 1.000 vende pune vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv Pekka Lundmark ka bërë të ditur se vendimet mund të kenë një ndikim të mundshëm tek punonjësit.

Nokia dikur ishte prodhuesi më i madh i aparateve celularë në botë, por dështoi të parashikonte popullaritetin e telefonave si iPhone i Apple dhe Galaxy i Samsung dhe u rrëzua në mënyrë spektakolare nga rivalët e saj.

Klan News









“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts