Nokia largohet nga Rusia

22:20 12/04/2022

Prodhuesi i pajisjeve të telekomunikacionit Nokia po tërhiqet nga tregu rus, tha CEO i saj, duke shkuar një hap më tej se rivali Ericsson që është shprehur se do të pezullojë aktivitetin në Rusi për një kohë të papërcaktuar.

Qindra kompani të huaja po ndërpresin lidhjet me Rusinë pas pushtimit të Ukrainës më 24 Shkurt dhe pas sanksioneve perëndimore kundër Moskës.

Nokia tha se kishte vendosur që largimi nga Rusia ishte alternativa e vetme.

“Ne thjesht nuk shohim asnjĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« vazhduar nĂ« vend nĂ« rrethanat aktuale”, tha drejtori i pĂ«rgjithshĂ«m Pekka Lundmark nĂ« njĂ« intervistĂ«.

Gjithashtu shtoi se Nokia do të vazhdojë të mbështesë klientët gjatë daljes së saj dhe nuk ishte e mundur të thuhej se sa kohë do të zgjaste tërheqja.

Nokia po aplikon për licencat përkatëse për të mbështetur klientët në përputhje me sanksionet aktuale, tha Lundmark në një deklaratë.

Si Nokia ashtu edhe Ericsson pësuan ulje të shitjeve në Rusi, ndryshe nga kompanitë kineze si Huaëei dhe ZTE që kanë rritur shitjet në këtë shtet.

Nokia nuk pret që ky vendim të ndikojë në perspektivën e saj për vitin 2022.

Rusia Ă«shtĂ« gjithashtu nĂ« mosmarrĂ«veshje me FinlandĂ«n dhe SuedinĂ«, pĂ«rkatĂ«sisht vendet e origjinĂ«s sĂ« Nokia dhe Ericsson, lidhur me interesin e tyre pĂ«r t’u bashkuar me aleancĂ«n ushtarake tĂ« NATO-s.

Vendimi i Nokias pĂ«r t’u larguar nga Rusia do tĂ« prekĂ« rreth 2000 punĂ«torĂ« dhe disa prej tyre mund t’u ofrohet punĂ« nĂ« vende tĂ« tjera tĂ« botĂ«s, tha Lundmark. /tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.