“Non grata” nga DASH/ Sali Berisha thërret foltoren e radhës në SHBA, ja ftesa e ish-kryeministrit për shqiptarët e Amerikës









Foltoren e radhës ish-kryeministri Sali Berisha do ta zhvillojë më 5 dhjetor me demokratët shqiptarë në SHBA.

sali berisha3

Përmes një postimi në “Facebook” Berisha fton në takim demokratët shqiptarë në shtetet New Jersey, New York, Pennsylvania, Connecticut, etj.

Kujtojmë që Sali Berisha nuk mund të udhëtojë fizikisht drejt SHBA-ve sepse është shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Megjithatë në ndihmë mund ti vijë teknologjia dhe me gjasë ish-kryeministri do të mbajë një fjalim në distancë për pjesëmarrësit në foltore.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur mbajtjen e Kuvendit të PD-së më 11 dhjetor, nismë e cila kundërshtohet nga kryedemokrati Lulzim Basha i cili do të mbajë një tjetër Kuvend më 18 dhjetor.

Berisha 1

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.