‘’Non Paper’’, ministrja e drejtësisë në Kosovë: Dialogu do të ndryshojë shumë, me Kurtin kryeministër s’ka shkëmbim territoresh

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu ka garantuar se me qeverinë Kurti, dhe Albin Kurtin kryeministër nuk ka për të patur shkëmbim territoresh me Serbinë.

Ajo nuk e përjashton që dialogu Kosovë-Serbi do të ndryshojë shumë tashmë, por ndër të tjera ajo kërkon që vendet duhet të ulen si të barabarta në tryezë.

“Dialogu do të ndryshojë shumë. Fillimisht ai duhet të përgatitet mirë. Pastaj, Kosova dhe Serbia, duhet të ulen si vende të barabarta. Temat si shkëmbimi i territoreve e këto tjerat, nuk të ndodhin me Qeverinë Kurti dhe me Albin Kurtin kryeministër”, ka thënë Haxhiu.

Në non-paper të dalë kohët e fundit në një media të Kosovës, pretendohej se ishte krijuar nga Gjermania e Franca me qëllim që të kishte një marrëveshje finale Kosovë-Serbi në 2022 ku parashikohej dhe krijimi i një rajoni të posaçëm në veri të Kosovës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *