Nora Gjakova është kualifikuar në finalen e të Grand Slam, që po zhvillohet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Xhudistja nga Kosova fitoi ndeshjen e gjysmëfinales gjatë ditës së sotme, duke çuar në katër numrin e fitoreve radhazi.
Ajo fitoi ndaj kundërshtares së saj nga Gjeorgjia, Eteri Liparteliani.
Me fitoren e ditës së sotme, xhudistja siguron medaljen e argjendtë, pasi kalon në finalen e madhe të kategorisë deri në 57 kilogramë.
Në finale, Nora do të takohet me fituesen e përballjes me Qi Cai dhe Mimi Huh.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al