Nord Stream 2: SHBA heq dorë nga sanksionet kundër kompanisë operuese

08:45 20/05/2021

Në mosmarrëveshjen mbi ndërtimin e gazsjellësit të Detit Baltik “Nord Stream 2”, qeveria e SHBA hoqi dorë nga sanksionet kundër kompanisë operuese.

Sipas një informacioni të medias amerikane, me këtë hap Presidenti Biden dëshiron të shmangë rëndimin e marrëdhënieve me Gjermaninë. Kundër anijeve ruse të përfshira në ndërtimin e tubacionit megjithatë pritet të ketë edhe më tej sanksione. Konfirmime për këtë informacion deri tani nuk ka.

Kritika erdhën nga republikanët e SHBA. Ata thanë se Biden po ndihmonte në mënyrë aktive Presidentin rus Putin për të ndërtuar Nord Stream 2. Duke vepruar në këtë mënyrë, ai i jep Rusisë përparësi të mëdha strategjike në Evropë.

Qeveria e SHBA është rreptësisht kundër gazsjellësit prej 1.200 kilometrash, i cili pothuajse ka përfunduar. Ashtu si paraardhësi i tij Trump, Biden argumenton, ndër të tjera, se Gjermania po bëhet gjithnjë e më e varur nga Rusia. Projekti është i diskutueshëm edhe brenda BE-së.

Qeveria gjermane është ende e lidhur me Nord Stream 2. Përveç Grupit Rus Gazprom, në projekt janë të përfshira kompanitë gjermane Uniper dhe Wintershall si dhe të tjera nga Franca, Britania e Madhe dhe Austria./DW


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *