Norvegjia dhuron 1 milion doza vaksinash antiCOVID-19 përmes COVAX

Norvegjia do të sigurojë një milion doza vaksinash kundër COVID-19 për vendet e varfra përmes programit të ndarjes së vaksinave COVAX.

“Ekziston një nevojë urgjente për të vaksinuar personelin e kujdesit shëndetësor dhe grupet e prekshme në vendet me sisteme më të dobëta të kujdesit shëndetësor”, tha sot ministri për Ndihmën në Zhvillim, Dag-Inge Ulstein, në një deklaratë.

Norvegjia ka kaluar edhe më parë doza të vaksinave AstraZeneca dhe Pfizer/BioNTech në Covax, duke e çuar në 1,7 milionë doza shumën totale të kontributeve norvegjeze.

Kryeministrja Erna Solberg njoftoi muajin e kaluar se ajo synon të transferojë pesë milionë doza përmes COVAX, si pjesë e përgjigjes ndërkombëtare kundër pandemisë.//ATSH

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *