Norvegjia heq kufizimet e fundit të Covid-19

12:06 12/02/2022

Norvegjia hoqi kufizimet e saj përfundimtare për Covid-19, duke hequr obligimin për distancimin shoqëror dhe maskat në hapësirat e mbushura me njerëz.

“Metri po zhduket. Ne po heqim rekomandimin pĂ«r distancimin shoqĂ«ror,” u tha gazetarĂ«ve Kryeministri Jonas Gahr Store nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp.

“Tani ne mund tĂ« shoqĂ«rohemi si mĂ« parĂ«, nĂ« jetĂ«n e natĂ«s, nĂ« ngjarje kulturore dhe raste tĂ« tjera sociale. Dhe gjatĂ« rrugĂ«s pĂ«r nĂ« dhe nga puna me autobusĂ«, trena dhe tragete,” tha ai.

Norvegjia hoqi shumicën e kufizimeve të tjera në fillim të këtij muaji, duke përfshirë punën në distancë, numrat e personave që lejohen në grumbullime dhe shitjet e kufizuara të alkoolit në bare dhe restorante.

KĂ«rkesa pĂ«r t’u izoluar pĂ«r katĂ«r ditĂ« pas njĂ« testi pozitiv pĂ«r COVID-19 ndĂ«rkohĂ« u ul tĂ« shtunĂ«n nĂ« njĂ« rekomandim dhe fĂ«mijĂ«ve me simptoma tĂ« problemeve me frymĂ«marrje nuk u kĂ«rkohet mĂ« tĂ« testohen pĂ«r koronavirus.

Gahr Store theksoi megjithatĂ« se “pandemia nuk ka mbaruar” dhe kĂ«shilloi personat e pavaksinuar dhe ata nĂ« grupet e rrezikut qĂ« tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« praktikojnĂ« distancimin shoqĂ«ror dhe tĂ« mbajnĂ« maska ku distancimi nuk Ă«shtĂ« i mundur.

Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik (FHI) tha se vendi nuk ka parë ende kulmin e rritjes së variantit Omicron, por pritej së shpejti.

Drejtoresha e agjencisë, Camilla Stoltenberg u tha gazetarëve se numri i shtrimeve në spital ishte rritur me 40 për qind javën e kaluar.

Që nga e premtja, 986,851 raste dhe 1,440 vdekje të lidhura me virusin ishin regjistruar në Norvegji, ku më shumë se 91 për qind e popullsisë ka marrë të paktën dy doza të vaksinës.

FHI vlerëson se tre deri në katër milionë njerëz nga një popullsi prej 5.4 milionë banorësh mund të infektohen deri në këtë verë. /REL

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.