Norvegjia në zi pas sulmit vdekjeprurës në qytetin Kongsberg

23:02 16/10/2021

Dyshohet se autori 37-vjeçar ka probleme mendore

Norvegjia është në zi pas vrasjeve brutale që ndodhën në qytetin e vogël të Kongsberg.

Flamujt u ulën me gjysmë shtizë në të gjithë vendin dhe Mbreti i Norvegjisë, Harald V, tha se Norvegjia pësoi një dëshpërim të madh pasi 5 persona humbën jetën. 37- vjeçari Espen Andersen Braathen qëlloi me hark e shigjeta mbi ta.

Norvegjia është një vend i vogël. Kur Kongsberg goditet rëndë, pjesa tjetër e kombit qëndron me ju. Shpresojmë që siguria të rikthehet në mënyrë që frika të mos ngulitet, “tha mbreti 84-vjeçar.

Mediat vendase thonë se shkak i aktit të rëndë mund të jenë problemet mendore të autorit , pasi ai është paraqitur disa herë në klinikat e zonës ku ka kërkuar ndihmë. Një vlerësim i plotë psikiatrik është i nevojshëm për të përcaktuar nëse 37-vjeçari mund të konsiderohet ligjërisht përgjegjës për veprimet e tij. Por ky proces  mund të zgjasë disa muaj.

Mediat ndërkombëtare thonë se ai ishte konvertuar në mysliman dhe është një individ i njohur për policinë.

Andersen është dënuar për vjedhje dhe droge vitin e kaluar. Gjithashtu gjykata norvegjeze lëshoi një urdhër ndalimi  pasi kërcënoi se do të vriste njërin prej prindërve të tij.

Dëshmitë nga fqinjët japin një pamje të zymtë ata e përshkruajnë atë si një person të vetmuar dhe të  paqëndrueshëm. Ai  dilte rrallë  nga banesa e tij, nuk kishte një punë prej vitesh dhe ishte ndarë nga familja.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *