Notat e “Panorama Sport”/ Hysaj më i miri, por çfarë zhgënjimi sulmi! Trajneri Reja…

Shqipëria luajti ndeshjen e parë në shtëpi kundër Anglisë, të vlefshme për edicionin kualifikues drejt “Katar 2022”. “Panorama Sport” ju sjell mëposhtë notat e lojtarëve të Shqipërisë:

shqiperia

BERISHA 6 – Ka rritje nga ndeshja me Andorrën. Më i qetë në portë dhe nisjen e lojës e përmirësoi. Fantastik në minutën e 52-të kur shmang një gol thuajse të sigurt. Asnjë faj te golat.

HYSAJ 7 – Ishte më i miri në fushë. Mbuloi shkëlqyeshëm lojtarin më të rrezikshëm të tyre, Sterlingun, që është i shpejtë dhe teknik. Shkodrani ishte shkëlqyer jo vetëm në mbrojtje, por ndihmoi edhe në aspektin sulmues.

hysaj

GJIMSHITI 6,5 – Ndeshje shumë e mirë, por goli i dytë ia njollos mbrëmjen me atë dorëzim topi në mënyrë naive, por edhe më i miri gabon…

gjimshiti

ISMAJLI 6 – I kujdesshëm, i qetë dhe i bën mirë mbylljet, por ka vështirësi në ndërtimin e lojës.

VESELI 5 – Pritej të mos ishte shumë i adaptuar me lojën prej mungesave që ka bërë, por nuk u ndie shumë. Te goli i parë mund të bënte më mirë.

memolla

MEMOLLA 5 – U përpoq, dha maksimumin, e meta e tij është që luan me kokën poshtë (Nga min 59’ Gjasula 5,5 – Hyn me autoritetin e duhur, por goli i Mauntit i prish gjithë planin. Përpiqet të ndërtojë dhe shtohen vertikalizimet në mesfushë, por pa rrezikshmëri).

LAÇI 5,5 – Lojtar i lëvizshëm, shumë punëtor, por ndonjëherë të jep përshtypjen se luan për të fituar vendin në formacion, jo sikur tashmë e ka fituar atë (Nga min 89’ Ramadani – pa notë).

qazim laci

BARE 6,5 – Ishte më mirë se në ndeshjen me Andorrën. Starti realisht premtues, por më pas u markua ashpër. U përpoq të merrte iniciativa individuale, por nuk kishte qartësinë e duhur se ku do përfundonte topi i tij (Nga min 71’ Memushaj 5,5 – I jep frymëmarrje ekipit kur ka topin në këmbë dhe shesh më shumë nga porta, por aty nuk dukeshin sulmuesit tanë).

CIKALLESHI 5 – Nuk është e thjeshtë të vlerësosh paraqitjen e tij, por një gjë është e sigurt: Nëse tërhiqet të marrë topin në gjysmëfushën tonë dhe nëse largohet nga zona e rreptësisë, kthehet në një lojtar të zakonshëm. Nuk shërbehet asnjëherë nga shokët dhe sakrifikon jashtëzakonisht shumë në fazën mbrojtëse (Nga min 59’ Manaj 5,5 – Hyn me grintën e duhur, por Anglia vetëm 4 minuta më pas shënoi golin që mbylli llogaritë. Shumë i lëvizshëm, presing për topin e parë dhe vendosmëri. Ndoshta duhej më shpejt në fushë).

cikalleshi

BROJA 5 – Sistemi i lojës dhe mënyra se si veproi skuadra e nxori jashtë loje. Lojtar me cilësi shumë të mira, por që nuk la dot asnjë shenjë. Anglezët e njihnin mirë lojën e tij, por ai, me sa duket, nuk e njihte si duhet lojën e anglezëve… (Nga min 59’ Lenjani 5,5 – Disa xixa që në fillim shtojnë presionin tek anglezët që e kontrollojnë me vështirësi. Ndoshta duhej titullar).

broja

UZUNI 5 – Humbet rastin më të mirë të ndeshjes dhe më pas anglezët nuk i lejojnë as ta prekë topin. Vrapon shumë, por është joefikas kur largohet nga zona.

uzuni

TRAJNERI EDI REJA 5 – Skuadra të vetmin rast e krijon pas një gabimi të anglezëve dhe atë më pas e shpërdoron. Ekipi ka vështirësi serioze në organizimin e lojës dhe në shumicën e saj nuk bën dot as 3 pasime radhazi. Dakord, ishte Anglia, por janë ndeshje si këto që të japin shtysë për pak më shumë. Nëse e mbyll ndeshjen me humbje 2-0, por me një lojë pothuajse mediokre, atëherë diçka nuk shkon.

PANORAMASPORT.AL

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *