Notat e Shqipërisë / Në ndeshjen për t’u vënë në kornizë spikatën Broja dhe… Reja








Ndeshja ndaj Hungarisë ka qenë ndër ato paraqitje që do të kujtohen gjatë për përfaqësuesen shqiptare. Nuk bëhet fjalë vetëm për faktin se u siguruan 3 pikë, por edhe për mënyrën se si ekipi nuk u duk thuajse asnjëherë në vështirësi në transfertë ndaj një ekipi i cili ka luajtur në mënyrë të shkëlqyer pak muaj më parë në Europian.

Shqiperia festa

Në një paraqitje të tillë, të gjithë lojtarët meritojnë duartrokitje, por paraqitjet ndryshojnë në varësi të asaj që iu kërkua e çfarë dhanë. Në vijim, janë notat e “Panorama Sport” për natën ë shkëlqyer të kuqezinjve në Budapest.

BERISHA 7 – Jo vetëm që e ndoqi lojën me shumë kujdes, por ishte pjesëmarrës edhe me këshilla. I vëmendshëm dhe orientues për mbrojtjen edhe pse pa shumë punë. Në të vetmen dalje prepotente që bëri, fatkeqësisht u përplas me Gjimshitin dhe Berati u dëmtua keq. I sigurt.

HYSAJ 6 – Galopon shumë në krahun e tij, ndonëse jo gjithnjë efikas. Shërbehet pak dhe shërben pak, por nuk tërhiqet duke e detyruar rivalin e asaj ane të mos zbresë kurrë rrezikshëm drejt portës sonë. Duhet të mos e mbajë topin aq gjatë.

KUMBULLA 6,5 – Futi në “xhep” Salloin e hungarezëve dhe vepron me qetësi olimpike edhe kur rivalët afrohen me shumë forca në zonën tonë. Lexon mirë aksionet dhe i fortë sa duhet në ajër. Nuk bëri asnjë gabim.

GJIMSHITI 7 – Gjenerali i prapavijës detyrohet të lërë me barelë fushën e lojës pas 29 minutave. Deri në atë çast gjithçka ishte nën kontrollin e tij. Pjesëmarrës në veprimet mbështetëse. (Nga minuta e 30-të VESELI 6,5 – Hyn me emergjencë, por nuk stonon kurrë. Agresiv, i shkathtë dhe i vendosur sa herë që hungarezët afrohen te porta).

BARE 7 – Ndeshja më e mirë ndoshta me kuqezinjtë. Ka punuar dhe ka mbuluar çdo cep të fushës duke prishur aksione të kundërshtarit. I dha rendiment të madh mesfushës.

ISMAJLI 7 – I ndjek kundërshtarët deri te zona e tyre dhe presingu i tij është asfiksues. Një ndeshje ku dha vetëm dy topa gabim. Mbylli shumë mirë hapësirat.

TRASHI 6,5 – Hera e parë që ai luajti si mbrojtës tipik dhe hera e parë që ndihmoi si në sulm dhe në mbrojtje njësoj. Sakrifikoi pa masë. (Nga min e 85-të BALLIU – Pa notë. Shumë pak kohë në dispozicion). GJASULA 7- Vërtetë sakrifikoi për skuadrën dhe ka një pozicion kyç në ndërtimin e lojës, por rrezikon shumë me ndërhyrjet dhe një karton atë e nxjerr jashtë funksionit. Duhet shumë kujdes.

SHQIPERIA

ÇEKIÇI 6 – Punoi dhe lëvizi shumë, pavarësisht se nuk ra në sy. Por ishte i përqendruar vetëm në zonën e tij. Nuk i dimë detyrat që i kishte dhënë Reja, por priten më shumë shkëndija nga ai. (Nga min e 46-të BAJRAMI 6 – U mërzitëm paksa kur e pamë në stol në fillim të ndeshjes, por Reja ka pasur të drejtë. Nuk ka freski fizike dhe është shumë i paqartë).

UZUNI 6,5 – Sakrificë e jashtëzakonshme për një sulmues në fazën mbrojtëse. Vrapon dhe bën presing për topin e parë si i tërbuar duke ua bërë më të thjeshtë “filtrin” shokëve të prapavijës. Por gabon dy raste të arta për gol dhe kjo ia ul disi notën. (Nga min e 66-të BROJA 8 – Marrja e topit, driblimi dhe gjuajtja ishin prej një lojtari të klasit të lartë. Ka luajtur gjithsej 81 minuta në tri ndeshjet e fundit të Shqipërisë dhe ka shënuar 3 gola e ka dhënë një asist. Statistika prej një mjeshtri të madh. Thjesht fenomenal).

CIKALLESHI 6,5 – Është si ai prijësi i përulur që sakrifikon deri në pikën e fundit që tufa të shkojë në destinacion edhe kur karroca ngec në baltë. Nëse është dikush në ekip që ka kuptuar konceptin që Shqipëria duhet të mbrojë me 11 dhe duhet të sulmojë me 11, ai është Cikalleshi. Nuk e shërbyen asnjëherë siç duhet. (Nga min e 66-të MANAJ 6 – Nuk kishte çfarë të bënte, sepse Shqipëria sulmoi me pikatore, por dëshira e tij për të realizuar gjëra që nuk mundeshin në këtë ndeshje e bëri konfuz. Duhet të jetë më i thjeshtë dhe të lërë mënjanë pakënaqësinë që i sjell stoli.

TRAJNERI EDI REJA 8 – I duhej vetëm fitorja dhe e mori. Guxoi sërish të linte Brojën në stol, madje këtë herë edhe “fiksimin” e tij, Bajramin, por në fund ia doli. Shqipëria mund të jetë pak e rrëmujshme, por korr vetëm fitore. Zëvendësimet ishin perfekte dhe skuadra është rritur në personalitet, sepse nuk zhbalancohet as kur humbasim një kolonë si Gjimshiti.

PANORAMASPORT.AL

rednitja

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *