Notat e supersfidës Bajern-Real, zbuloni lojtarët me vlerësimin më të lartë

notat e supersfides bajern real zbuloni lojtaret me vleresimin me te larte































Bajerni i Mynihut dhe Reali i Madridit barazuan 2-2 ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Për vendasit golat i shënuan Leroi Sane dhe Herri Kejn, ndërsa për Real Madridin autor i dy golave ishte ylli brazilian Vinicius Zhunior. 

real-madrdiii-780x439

Ekip më i mirë sipas Sofascore ishte Bajern Mynih që u vlerësua me notën 7.04, ndërsa Real Madridi mori notën 6.87. 

Lojtari me notën më të lartë në këtë ndeshje ishte Toni Kros i cili u vlerësua me notën 8.5 falë asistimit magjik tek goli i parë si dhe paraqitjes fantastike në përgjithësi. 

Me notë të lartë te Real Madridi u vlerësua edhe Vinicius Zhunior, i cili mori një 8.2 pas dy golave të shënuar. 

Te Bajern Mynih, lojtari më i mirë ishte Herri Kejn me notën 8.3, ndërsa me paraqitje pozitive u vlerësua edhe Xhamal Musiala 7.9. Dështimi i ndeshjes rezulton të jetë Lukas Vaskez cili mori notën 5.9 pasi shkaktoi penallti. 

notat

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts