NOTAT/ Myrto Uzuni shkëlqen, paraqitje pozitive dhe për Hysajn e Strakoshën. Shikoni si u vlerësua paraqitja e legjionarëve në Europë








Mbrëmja e djeshme i pa futbollistët e Kombëtares në arenën europiane duke ndihmuar skuadrat e tyre të marrin rezultate pozitive. Duke filluar nga Myrto Uzuni i cili në aspektin personal bëri një superndeshje duke realizuar dhe një gol mjaft të bukur me Ferencvaroshin e deri tek paraqitjet e Hysajt, Strakoshës e nisja si titullar e Marash Kumbullës me Romën që pas ardhjes së Murinjos në krye të verdhekuqve.

Uzuni

MYRTO UZUNI 7.9 – Shqiptari është lojtari i ndeshjes. Nota më e lartë nga të gjithë lojtarët. Shënon një supergol, por nuk mjafton pasi ekipi humbet 1-3.

MARASH KUMBULLA 5.5 – Në fitoren 0-3 të Romës në transfertë ndaj Zoryas, mbrojtësi luajti 90 minuta dhe zhvilloi një paraqitje mesatare, në minutën e 81-të u ndëshkua me karton të verdhë.

TOMAS STRAKOSHA 6 – Pasi nuk kishte shumë punë në portë për shqiptarin. Rusët nuk rrezikuan seriozisht, por në ato pak raste të krijuara portieri ishte i vëmendshëm dhe reagoi në kohën e duhur. Vinte nga një gabim në ndeshjen e fundit dhe arriti të mbante portën e paprekur.

ELSEID HYSAJ 6.5 – Praktikisht është kudo në fushë, ndjek aksionet sulmuese të ekipit dhe kur është e nevojshme për të mbyllur aksionin e kundërshtarëve, ai ndodhet aty. Shpëton dhe një gol për barazim 1-1 duke larguar topin me kokë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *