Notë, ecje sportive dhe çiklizëm, zhvillohet aktiviteti i parë tregarësh në Tiranë. Veliaj: Forcojmë bashkëpunimin në rajon!






garasportive3

Zhvillohet për herë të parë në Tiranë aktiviteti sportiv tregarësh në not, çiklizëm dhe ecje sportive me garues nga Shqipëria, Greqia, Gjermania, Italia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Austria. Garat u zhvilluan për 3 orë në ambientet e “Parkut Helen” në liqenin e Farkës të cilat konsistonin në 750 metra not, çiklizëm për 20 km dhe ecje sportive 5 km.

Fituese në kategorinë e femrave u shpall Polihroniadis, nga Greqia, e ndjekur nga Deborah Keçi dhe Rita Zeqiri nga Shqipëria. Ndërsa për kategorinë e meshkujve, fitues janë Panagiotis Bitados, Strahinja Trakic dhe Panagiotis Polyzos.

Aktiviteti është zhvilluar nga Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Greqisë në vendin tonë. I pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ishte kryebashkiaku Veliaj i cili theksoi rëndësinë e aktiviteteve sportive e kulturore në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Ai solli në vëmendje historinë e dy emigrantëve nga Afganistani dhe Siria.

“Po ndalem te historia e dy të rinjve, emigrantë. Njëri vinte nga Afganistani, nga Kabuli, një vend në luftë, tjetri vinte nga Damasku, nga Siria, një tjetër vend në luftë. Të dy i kishin hipur gomoneve në ujërat greke. Gomonet ishin përmbysur dhe të dy ishin shpëtuar nga marina greke. Pas Greqisë kanë gjetur shtëpinë e tyre në Shqipëri, shpresoj një ditë do të bëhen shtetas shqiptarë, sepse kanë vendosur të jetojnë këtu.

Jo vetëm i kemi lidhur fatet me fqinjët tanë, me komshinjtë tanë, me vendet rreth nesh, por edhe fatet e të tjerëve, fatet e atyre që vijnë nga Afganistani, nga Siria, ashtu siç ishim ne përpara 30 vitesh që hipnim nëpër gomone, anije, apo nëpër dyert e ambasadave. Ne jo vetëm kemi në dorë prej këtij bashkëpunimi fatet e rajonit tonë, por ne mund të përmirësojmë dhe fatin e atyre që nëpërmjet rajonit tonë kërkojnë të shpëtojnë jetën edhe familjet e tyre, si historia e Shuaipit dhe Abdullahut që shpëtuan nga marina greke dhe kanë bërë shtëpinë e tyre dhe të ardhmen e tyre këtu në Shqipëri dhe në Tiranën tonë”, u shpreh Veliaj.

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Athinës Kostas Bakoyannis sfidoi kryebashkiakun Veliaj të garojë bashkë me të në maratonën e ardhshme.

“Do jap një premtim që, nëse herës tjetër kryetari i Bashkisë së Tiranës do të garojë në triathlonën e ardhshme, edhe kryetari i Bashkisë së Athinës do të garojë bashkë me të,” u shpreh Kostas Bakoyannis.

Sakaq, kryebashkiaku Veliaj tha se, së bashku me homologun e Athinës po punohet për të hapur një qendër kulturore për shqiptarët që janë në Athinë, ndërkohë që dy ditë më parë në Tiranë u përurua “Parku Helen”.

Ky park është një variant i ri zgjedhjeje që do t’u ofrojë çlodhje, argëtim, kulturë dhe aktivitete sportive banorëve të Tiranës, si dhe çdo vizitori të hapësirave pranë liqenit të Farkës.

garasportive2 garasportive1 garasportive

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *