Novak Xhokoviç humbet gjyqin, tenisti i thotë “mirupafshim” Australian Open-it








Tenisti Novak Xhokoviç ka humbur gjyqin në Australi pas anulimit të vizës për shkak të problemeve me vaksinimin kundër koronavirusit.

Xhokovic-490x275

Pas vendimit të dhënë mëngjesin e sotëm, sportisti serb pritet të dëbohet nga vendi, duke humbur kështu të drejtën për të marrë pjesë në kampionatin e Australia Open.

Tre gjyqtarë e kanë hedhur poshtë njëzëri ankesën e tij. Ata thonë se do të japin arsyetimin e tyre më vonë.

Vendimi i gjykatës duket se nuk i ka pëlqyer fansave të tij. Disa tifozë ishin të mbledhur rreth gjykatës, ku pas dhënies së vendimit, i ka pushtuar heshtja.

Në orën 5:45 të mëngjesit në Melburn, gjykata bëri publik dënimin. Ky është një rishikim i vendimit për legjitimitetin apo ligjshmërinë e vendimit.

Palët kanë 30 minuta për të paraqitur pyetje për pretendime të mëtejshme, avokati i Xhokoviç Vud kërkoi disa minuta për të vendosur.

Por Xhokoviç e ka humbur çështjen dhe shanset që një apel për një pezullim të vendimit të gjykatës federale të mund të dëgjohet përpara ndeshjes së raundit të parë të Xhokoviç të planifikuar për nesër. Serbi do të qëndrojë në paraburgim në Melburn deri në dëbimin e tij.

Normalisht, një urdhër dëbimi përfshin gjithashtu një ndalim të kthimit në Australi për tre vjet, por ka përjashtime.

Prandaj u konfirmua arsyeja me të cilën ministri i kishte anuluar vizën Xhokoviçit i pavaksinuar kundër COVID-19, domethënë se prania e tij në territorin australian mund të ishte një rrezik për shëndetin dhe “rendin publik” dhe “mund të ishte kundërproduktive ndaj përpjekjeve të vaksinimit nga të tjerët në Australi.“

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.