
19:25 20/12/2021
Agjensia Evropiane e Medikamenteve miraton vaksinën anti-covid të prodhuar nga kompania amerikane Novavax. Vendimi u mor pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Komitetit Teknik të EMA-s duke bërë që kjo të jetë vaksina e pestë anti-covid e autorizuar në Evropë. Aktualisht BE ka porositur 200 mln doza të kësaj vaksine.
[embedded content][embedded content]
Nuvaxovid e prodhuar nga Novavax është një vaksinë tradicionale dhe të dhënat shkencore mbi të kanë plotësuar të gjtiha kriteret e kërkuara nga BE mbi efikasistetin, sigurinë dhe cilësinë. Te të dyja fazat testuese, me 45 mijë persona në SHBA dhe 17.312 në Britani të Madhe, kjo vaksinë ka rezultuar mesatarisht 90% efikase.
Kjo vaksinë mund të aplikohet tek personat mbi moshën 18 vjeç, është e ndarë në dy doza, me diferencë 3 javore nga njëra tjetra.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al