Nuk arrihet qëllimi për t’i dhënë fund shpyllëzimit

[embedded content][embedded content]

22:01 09/08/2023

Tetë vende të Amazonës arritën që të krijonin një aleancë të përbashkët por secili shtet kërkoi të ndjekë politikat e veta

Tetë vendet e Amazonës nuk kanë arritur të firmosin një marrëveshje për t’i dhënë fund shpyllëzimit. Delegatë nga këto vende ndodhen në qytetin brazilian të Belem për një samit dy-ditor mbi këtë çështje, takimi i parë i tillë në 14 vjet.

Në një deklaratë të përbashkët Bolivia, Kolumbia, Ekuador, Guajana, Peruja, Surinami dhe Venezuela formuan një aleancë që synonte të ndalte shpyllëzimin por rezultati final ishte negativ, pasi pavarësisht se ishte rënë në një dakordësi paraprake, dallimet mes vendeve nuk e lejuan firmosjen e marrëveshjes.

Ruajtja e Amazonës është pjesa kryesore e përpjekjeve për të trajtuar ndryshimet klimatike. Përpara samitit, presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva kishte bërë thirrje për t’i dhënë fund shpyllëzimit deri në vitin 2030, një politikë që qeveria e tij tashmë e ka miratuar.

Gjatë fjalimit Lula foli për përkeqësimin e krizës klimatike dhe tha se sfidat dhe mundësitë që dalin prej tyre, kërkojnë veprim në unison.

“Nuk ka qenë kurrë më urgjente rifillimi dhe zgjerimi i këtij bashkëpunimi. Amazona është shtëpia e shumë njerëzve. Rrjetet kriminale tani kanë rritur pasigurinë për të gjithë rajonin. Alarmet për shpyllëzimin në Amazon janë ulur me dyzet e dy për qind në shtatë muajt e parë të këtij viti. Ne u angazhuam që të kemi zero shpyllëzime deri në vitin 2030.”

Pavarësisht dallimeve, ky takim ka dhënë një mesazh të mirë për luftën ndaj ndryshimeve klimatike dhe po shihet si një pararendës i konferencës së OKB-së për Ndryshimet Klimatike të vitit 2025, e cila do të mbahet gjithashtu në Belem.

Samiti u hap në të njëjtën ditë kur paneli i ndryshimeve klimatike të Bashkimit Evropian konfirmoi se Korriku ka qenë muaji më i nxehtë i regjistruar në botë. Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.1 gradë Celsius që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk marrin masa kundër emetimeve.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts