“Nuk besoj se jam në 100% të formës”, Kilian Mbape: Ronaldo është një legjendë, por të mos fokusohemi vetëm tek ai

nuk besoj se jam ne 100 te formes kilian mbape ronaldo eshte nje legjende por te mos fokusohemi vetem tek ai



































Franca do të përballet ditën e nesërme kundër Portugalisë, takim i vlefshëm për raundin çerekfinal të Kampionatit Europian 2024. Në prag të kësaj përballje, kapiteni i “Gjelave”, Kilian Mbape, ka dalë në konferencën tradicionale për mediat, ku ka dhënë disa nga komentet e tij në lidhje me ndeshjen:

Capture

“Europiani është një kompeticon shumë i vështirë. Secila lojë vendoset nga detajet e vogla. Ne duhet të performojmë mirë në çdo cep të fushës. Ata kanë punuar fort dhe janë rritur shumë, pra kemi dy ekipe që duan të kualifikohen për në gjysmëfinale. Ne jemi gati për nesër, dhe shpresoj që të luajmë në mënyrë të atillë që të fitojmë.

Ne kemi dëshirën që të jemi kampionët e Europës, por si fillim objektivi është që të shkojmë në gjysmëfinale. Është një hap i madh kundër Portugalisë. Për momentin, kjo është gjëja që ne jemi fokusuar, jo se çfarë ka ndodhur deri tani apo çfarë mund të ndodh më pas.

Nuk besoj se jam në 100% të formës. Nuk jam ai tip lojtari që jap justifikime, por që të jesh eksploziv, shumë i shpejtë, unë duhet të përgatitem mirë fizikisht, gjë që do ta bëjë me klubin tim këtë verë. Por kjo është një çerekfinale dhe unë jam i gatshëm të jap gjithçka që të ndihmoj skuadrën time. Ne mund të jemi kampiona Europe dhe dua t’ua them këtë gjë të gjithë djemve.

Kristiano Ronaldo është një legjendë, por të mos harrojmë lojtarët e tjerë që janë të rrezikshëm. Ne duhet të fokusohemi te të gjithë lojtarët dhe jo vetëm te një. Nëse ti injoron lojtarë të mëdhenj, do të të kushtojë shtrenjtë.

Ne jemi akoma këtu. Jemi gati, jemi të uritur për të bërë gjëra të mëdha nesër. Jam i fokusuar sepse do të jetë një lojë tepër e vështirë, dhe shpresojmë që do të arrijmë gjysmëfinalen.

Eksperienca të ndihmon që të përgatitesh për këto lloj përballjesh, sepse e di se çfarë mund të ndodh në sulm ose mbrojtje. Nuk ka rëndësi nëse është gjë pozitive ose negative, ne duhet të luajmë, kjo është gjëja më e rëndësishme. Duhet të jemi efiçent, konstant dhe duhet të jemi gati që të ndihmojmë skuadrën të fitojë.

Portugalia është një ekip i shkëlqyer, kështu që do të jetë e vështirë. Nëse ata janë këtu, kjo do të thotë që janë një nga ekipet më të mira në Europë. Detajet do të jenë çelësi i suksesit. Mendoj që do të jetë një ndeshje tepër e luftuar, shumë taktike, kështu që ne do duhet të jemi gati dhe të fokusuar që të mund të shkojmë në gjysmëfinale.”

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts