Nuk deklaruan 47 mijë euro, procedohen një grek e një shqiptar në Kakavijë

Sekuestrohen 47 000 euro në Kakavijë dhe procedohen penalisht një shtetas grek dhe një shtetas shqiptar, të cilët i kishin fshehur paratë, në automjet ose në çantë duke mos i deklaruar para autoriteteve kufitare.

Në bazë të analizave të riskut, në dalje të vendit, u kaluan në vijë të dytë:
-Automjeti me drejtues shtetasin grek V. P., ku gjatë kontrolleve të imtësishme, u gjetën të fshehura 30 000 euro që ky shtetas tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar konform ligjeve;

-Shtetasi A. J. dhe gjatë kontrollit në çantën e tij, u gjetën 17 000 euro që ky shtetas tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar konform ligjeve.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit V. P., 60 vjeç, banues në Greqi dhe A. J., 53 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe u sekuestruan shumat e parave.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts