“Nuk do ketë përjashtime nga PD”/ Përfundon mbledhja e Kryesisë së demokratëve, ja vendimet që pritet të votohen nesër në Kuvendin Kombëtar









Pas më shumë se 3 orësh, përfundon mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike.

kryesiapd

Burime për Panorama.al, bëjnë të ditur se janë propozuar që subjektet e dekriminalizimit dhe personat e shpallur non-grata, të mos jenë anëtarë të strukturave drejtuese në PD.

Gjithashtu është propozuar krijimi i Aleancës Qytetare për Demokracinë si organizatë partnere e Partisë Demokratike.

Mësohet se nuk do të ketë përjashtime nga Partia Demokratike. Të gjitha këto, pritet të votohen ditën e nesërme në Kuvendin Kombëtar i cili do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

Më herët është bërë e ditur dhe ngritja e Komisionit të Përhershëm Statutor, anëtarë të së cilës janë Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Ervin Salianji, Kreshnik Çollaku, Taulant Zeneli, Jonila Godole.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.