“Nuk do të dorëzohemi, nuk do të humbasim”, Zelensky mban fjalim të fuqishëm para deputetëve britanikë

18:36 08/03/2022

Para fjalimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, deputetët britanikë i dhanë duartrokitje të vazhdueshme. Më pas, në një deklaratë të fuqishme, Zelensky e krahasoi luftën me Rusinë me përpjekjet e Britanisë në Luftën e Dytë Botërore.

“Ditën e parë në orën 4 të mëngjesit ne u sulmuam nga raketa, të gjithë u zgjuan, njerëzit, fëmijët, e gjithë Ukraina dhe që atëherë ne nuk kemi fjetur. Të gjithë kemi luftuar për vendin tonë”, tha ai para deputetëve britanikë.

Zelensky vazhdoi të shpjegojë se si lufta u zhvillua ditë pas dite, duke thënë se bombardimet e vazhdueshme kanë ndodhur në të gjithë vendin.

“Unë do të doja t’ju kujtoja fjalët që Mbretëria e Bashkuar ka dëgjuar dhe më përpara, të cilat janë dhe tani shumë të rëndësishme”, tha ai përpara se të parafrazonte Churchill.

“Ne nuk do të dorëzohemi, nuk do të humbasim, do të luftojmë deri në fund, në det dhe në ajër, do të vazhdojmë të luftojmë për tokën tonë me çdo kusht. Ne do të luftojmë në pyje, në fusha, në brigje, në rrugë”.

Gjatë fjalës së tij, Zelensky përmendi sulmin në termocentralin më të madh bërthamor në Evropë dhe një takim të NATO-s, i cili nuk përfundoi ashtu siç shpresonte Ukraina. Presidenti ukrainas u shpreh se ndjen se aleanca ushtarake “nuk funksionon siç duhet”, duke iu referuar diskutimit për të rënë dakord për zbatimin e një zone ndalim-fluturimi.

Presidenti ukrainas shtoi se mbi 50 fëmijë janë vrarë deri më tani në konflikt.

Zelensky më pas i kërkoi Johnson-it të rrisë presionin ndaj Rusisë dhe ta njohë atë si një “shtet terrorist”./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.