“Nuk do të jem në Elbasan, por në…” Afrim Qëndro jep dorëheqjen nga Bashkia e Vlorës, thumbon Dritan Lelin: Mbusha disa gropa, jo vetëm në rrugë





Nënkryetari i Bashkisë së Vlorës, Afrim Qëndro, ka depozituar dorëheqjen e tij në institucionin lokal, ku ai u caktua pas mosmarrëveshjeve që lindën mes kryetarit Dritan Leli dhe Partisë Socialiste.

afrim qendro

Mësohet se Qëndro ka thënë pas dorëheqjes se ai nuk do të jetë në Elbasan, por në Tiranë. Punën e tij si nënkryetar në Bashkinë Vlorë, Qëndro e ka cilësuar me nota ironike, si një punë për mbushjen e disa gropave, por jo vetëm në rrugë.

Një deklaratë thumbuese që bie indirekt mbi  kryebashkiakun Dritan Leli, me të cilin ka pasur disa përplasje gjatë kohës që kanë punuar së bashku.

“Nuk do të jem në Elbasan por në Tiranë. Mbusha në Vlorë disa gropa, jo vetëm në rrugë”, ka thënë Qëndro.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *