“Nuk do të kemi kurrë një politikan si ai”, japonezët i japin lamtumirën e fundit ish-Kryeministrit Shinzo Abe

nuk do te kemi kurre nje politikan si ai japonezet i japin lamtumiren e fundit ish kryeministrit shinzo abe
nuk do te kemi kurre nje politikan si ai japonezet i japin lamtumiren e fundit ish kryeministrit shinzo abe

16:44 12/07/2022

Turma të mëdha njerëzish u rreshtuan në rrugët e Tokios për t’i bërë nderimet e fundit ish-Kryeministrit japonez Shinzo Abe, i cili u vra gjatë një fjalimi javën e kaluar. 67-vjeçari u qëllua për vdekje të premten teksa po mbante fjalim në një aktivitet të fushatës elektorale në qytetin jugor të Nara.

Ditën e sotme, në nder të Shinzo Abe është mbajtur ceremonia e lamtumirës së fundit në tempullin Zojoji.

nuk do te kemi kurre nje politikan si ai japonezet i japin lamtumiren e fundit ish kryeministrit shinzo abe 1

Në Tokio, flamujt ishin në gjysëmshtizë dhe jashtë tempullit një varg i gjatë njerëzish me buqeta në duar ishin mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-Kryeministrit japonez. Funerali i Shinzo Abe supozohej të ishte një çështje private, e mbyllur për të gjithë, përveç familjes dhe miqve. Por populli japonez kishte vendosur ndryshe.

Që të martën herët në mëngjes, ata filluan të rreshtohen jashtë tempullit gjigant Zojoji në qendër të Tokios. Jashtë kryeministrisë, ndërsa kortezhi i funeralit po afrohej, një heshtje ra mes turmës.

nuk do te kemi kurre nje politikan si ai japonezet i japin lamtumiren e fundit ish kryeministrit shinzo abe 2

Vajtuesit u përkulën para zonjës Abe, e ulur në pjesën e përparme të makinës së varrimit, duke mbajtur tabletën e varrimit të burrit të saj. Njerëzit filluan të qajnë me zë të lartë. Pastaj disa bërtitën. “Abe-San, faleminderit shumë.”

Pak sekonda më vonë, makina e funeralit nuk u dallua më me sy të lirë. Një grua e moshës së mesme në turmë lau sytë me një shami.

“Nuk do të kemi kurrë një politikan tjetër si ai”, tha ajo./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts