“Nuk do të legjitimojmë shfaqen politike”/ Rusia “braktis” seancën e posaçme të Këshillit të OKB-së

nuk do te legjitimojme shfaqen politike rusia braktis seancen e posacme te keshillit te okb se
nuk do te legjitimojme shfaqen politike rusia braktis seancen e posacme te keshillit te okb se

Ministria e Jashtme ruse, ka deklaruar se Moska nuk do të marrë pjesë në seancën e posaçme të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut të së enjtes për Ukrainën.

Këshilli njoftoi të hënën se do të mbajë një seancë të posaçme me kërkesë të Kievit për të shqyrtuar gjendjen e përkeqësuar të të drejtave të njeriut në Ukrainë që rrjedh nga agresioni rus.

Por zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se delegacioni rus nuk do të legjitimojë me praninë e tij këtë shfaqje të re politike të organizuar nën maskën e një sesioni të jashtëzakonshëm.

Ajo tha se argumentet dhe shpjegimet e Rusisë mbi objektivat e vërteta të këtij operacioni special ushtarak dhe situatën reale në terren janë injoruar plotësisht.

“Është e qartë se ata nuk do të dëgjohen as këtë herë gjatë masës së re anti-ruse të Perëndimit,” tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts