“Nuk do të merrni shërbime nëse nuk konfirmoni adresën”- Ministri i Brendshëm apel qytetarëve të saktësojnë të dhënat në e-Albania: Do t’i vendosim pikën këtij procesi!









Gjatë një takimi me kryebashkiakët e vendit, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi nisi fushatën për regjistrimin e saktë të adresave të shtetasve shqiptarë.

bledi

Ministri kërkoi angazhimin e qytetarëve në këtë proces, duke theksuar se do të ketë kushtëzime, ku personat që nuk saktësojnë adresën nuk do të marrin më as një certifikatë në gjendjes civile.

Çdo shtetas duke hyrë në E-Albania mund të saktësojë adresën e vet. Padiskutim Çdo shtetas duhet ta ketë një adresë për shumë arsye. E para lidhet me shërbimet, nëpërmjet shërbimit postar ku kemi marrëdhënien me sistemin gjyqësor, arsimor, bankar, fiskal, ku paguajmë taksat. Shërbimet e gjendjes civile, kërkojnë që shtetasit të kenë një adresë unike. Shërbimi i emergjencës mjekësore, mbrojtjes nga zjarri, apo kur kërkohet ndërhyrja e policisë, është shumë kollaj kur ka një adresë të saktë për të dhënë ndihmë. Në këtë proces do ti vëmë një pikë, do ketë një fund.

Do vijë një moment kur shërbimet e gjendjes civile të mos ofrohen pa saktësuar adresën. Nëse një shtetas do kërkojë të marrë një certifikatë, nuk do ta marrë më nëse ai nuk konfirmon adresën sipas sistemit unik. Kështu do ta shtrimë edhe për shërbime të tjera këtë detyrim. Sepse ky proces i rëndësishëm i marrëdhënies me qytetin dhe shtetin të përfundojë dhe ti vëmë më në fund një pikë. Pasi të jenë saktësuar adresa do të lidhet me regjistrin kombëtar të gjendjes civile. Te regjistri, ashtu siç jepen të gjitha të dhënat, te rubrika adresa do të jetë automatikisht, përfshihet edhe adresa. Në certifikatë do të ketë adresën e saktë çdo shtetas shqiptar”, tha Bledi Çuçi.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *