“Nuk do të pendohem për tërheqjen e trupave të SHBA”, Joe Biden deklaratë për mediat mbi situatën në Afganistan, pasi talebanët marrin kontrollin e plotë të vendit

Presidenti amerikan Joe Biden do të dalë në një deklaratë zyrtare mbi Afganistanin.

Në njoftimin e bërë nga Shtëpia e Bardhë mësohet se presidenti do të mbajë një prononcim në orën 21:45.

Afganistani ka rënë në duart e talebanëve pas një goditje “rrufe” dhe ndërsa njerëzit shikojnë të shokuar nga kaosi dhe dëshpërimi në aeroportin e Kabulit.

Fjala e fundit publike e Joe Biden ishte më 10 gusht , kur ai siguroi se “nuk pendohet” për vendimin e tij për të tërhequr trupat e fundit amerikane nga Afganistani deri më 31 gusht pas 20 vitesh konflikt.

Biden është përballur me kritika të ashpra se tërheqja e trupave amerikane ishte keqmenaxhuar, me Shtetet e Bashkuara që po garonin për të evakuuar ambasadën e saj vetëm një muaj pasi ai hodhi poshtë frikën se qeveria afgane do të shkatërrohej shpejt.

Ai më pas njoftoi në një deklaratë me shkrim vendimin për të vendosur 6,000 trupa amerikane për të siguruar aeroportin e Kabulit dhe për të larguar 30,000 amerikanë dhe afganë që kishin punuar me Shtetet e Bashkuara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *