“Nuk do të shkojmë për të mbushur një karrige”- Rama zbulon prioritetin e Shqipërisë në KS: Renditemi në 10 vendet e para në botë për…








Në fjalën e mbajtur sot kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria nuk do të shkojë në Këshillin e Sigurimit thjesht për të zënë një karrige, por me një axhendë prioritetesh.

rama 2

Kreu i qeverisë zbuloi se vendi ynë do fokusohet në çështjet e barazisë gjinore, duke theksuar se Shqipëria është në 10 vendet e para në botë sa i takon barazisë gjinore në qeveri dhe në nivelet e poshtme.

Në KS vendi ynë nuk do shkojë për t’u ulur dhe për të mbushur një karrige, por do të shkojë me një axhendë prioritetesh që pasqyrojnë disa vlera dhe sfida të Shqipërisë moderne. Së pari Shqipëria do fokusohet te çështjet e barazisë gjinore, si një vend që ka të drejtën jo vetëm ta thotë fjalën, por renditet në 10 vendet e para në botë në klasifikimin e OKB sa i përket barazisë gjinore në qeveri, por edhe në nivelet e mëposhtme ka treguar me forcën e shembullit se besimin te gratë dhe vajzat dhe përfshirjen e tyre në vendimmarrje i ka bashkë. Ne jemi të bindur se gratë dhe vajzat janë thelbësore për paqen dhe sigurinë. Investimi te gratë është një nga më afatgjatat në paqen dhe sigurinë e vendeve tona.

Në KS ka një axhendë dhe ne do të mbështesim në çdo rast dhe me gjithë forcën pjesëmarrjen e plotë dhe të barabartë të grave në përpjekjet paqendërtuese dhe paqeruajtëse. Më tutje ne kemi detyrimin të kemi një angazhim në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe të drejtës ndërkombëtare, sepse jemi një vend që kemi histori, shkojmë nga një rajon historia e së cilit ka dhënë më shumë se njëherë mësimin se të drejtat e njeriut dhe e drejta ndërkombëtare janë shtyllat e pashmangshme të platformës që ndërton shoqëri me të mira”, tha Rama.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *