“Nuk do t’i lëmë askënd armikut”, Zelensky: Kemi rimarrë më shumë se 1000 vendbanime nga forcat ruse

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina ka rimarrë gjashtë vendbanime nga forcat ruse të premten dhe 1015 në total që nga fillimi i konfliktit në shkurt.

“Ne vazhdojmë të rivendosim territoret e de-okupuara të Ukrainës. Deri më sot janë ç’uzurpuar 1015 vendbanime, që është plus gjashtë në 24 orët e fundit”, tha ai në fjalimin e tij të natës.

Është e paqartë saktësisht se sa territor përbëjnë këto vendbanime. Zelensky përshkroi përfitime të tjera nga ushtria e Ukrainës në ato zona.
“Ne kthejmë energjinë, furnizimin me ujë, komunikimet, transportin, shërbimet sociale atje”, tha ai.

Ai gjithashtu deklaroi se “çlirimi gradual i rajonit të Kharkivit” dëshmon se Ukraina “nuk do t’i lërë askënd armikut”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.