“Nuk duam të shtojmë sulmet në Detin e Kuq”, rebelët Houthi: Synimi ynë mbetet bllokimi i Izraelit dhe hakmarrja ndaj SHBA dhe MB

nuk duam te shtojme sulmet ne detin e kuq rebelet houthi synimi yne mbetet bllokimi i izraelit dhe hakmarrja ndaj shba dhe mb

Rebelët Houthi në Jemen kanë thënë se nuk kanë ndërmend të shtojnë më tej sulmet e tyre ndaj anijeve në Detin e Kuq duke theksuar se synimi i tyre mbetet bllokimi i Izraelit dhe hakmarrja ndaj SHBA dhe Britanisë.

Zëdhënësi Mohammed Abdulsalam, i cili është gjithashtu kryenegociatori i grupit rebel në bisedimet e paqes mbi luftën civile dhjetëvjeçare të vendit, tha se grupi nuk kishte plane të godiste Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Nuk duam që përshkallëzimi të zgjerohet, ky nuk është objektivi ynë”, tha ai.

Houthit e lidhur me Iranin, të cilët kontrollojnë shumicën e zonave të populluara të Jemenit, kanë sulmuar anijet e lidhura me Izraelin në Detin e Kuq që nga tetori, në atë që ata thonë se është një shfaqje solidariteti me Palestinën.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts