“Nuk duhet të biem në kurthin e numrave”, Basha takim me këshilltarët bashkiakë të PD: Ata që i thonë vetes “shumë”, enden si zombi pa domethënie për qytetarët

nuk duhet te biem ne kurthin e numrave basha takim me keshilltaret bashkiake te pd ata qe i thone vetes shume enden si zombi pa domethenie per qytetaret
nuk duhet te biem ne kurthin e numrave basha takim me keshilltaret bashkiake te pd ata qe i thone vetes shume enden si zombi pa domethenie per qytetaret

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me këshilltarët bashkiakë që kanë garuar nën logon e PD-së në 14 maj.

Basha është shprehur se këshilltarët e PD-së nuk duhet të bien në kurthin e numrave, ndërsa shtoi se “filtrat e hipokrizisë” duhet të hiqen pasi numrat e mëdhenj nuk i shërbejnë gjithnjë qëllimeve të mëdha.

Ai vijoi duke thënë se “ata që i thonë vetes shumë enden si zombi pa arritur të kuptojnë se domethënia e tyre për njerëzit e thjeshtë është zero”, duke iu referuar demokratëve të Rithemelimit dhe mazhorancës, të cilët arritën që në zgjedhjet e 14 majit të grumbullojnë më shumë vota.

“Është gabimi më i madh të biem në kurthin e numrave. Nëse ka një mërzi deri në mllef apo urrejtje për klasën politike sot, është se diskutimi është mbyllur në një dhomë dhjetëra herë më të vogël se kjo ku flitet për para dhe interesa të ngushta mes pak njerëzve në kurriz të gjithë shqiptarëve.

Duhet të heqim filtrat e hipokrizisë që edhe numrat e mëdhenj nuk i shërbejnë gjithnjë qëllimeve të mëdha. Numrat e mëdhenj nuk i shërbejnë gjithnjë interesit të qytetarëve. Në këtë sallë ju gjendeni falë opozitarizmit të vërtetë dhe gjendet një energji për qytetarët shqiptarë. Mbi 120 zëra që nëse kumbojnë për zërat e qytetarëve që ju kanë votuar janë shumë. Bëhen edhe më shumë nëse keni parasysh se sot në situatën ku ndodhemi, të paktën janë zërat mes 140 të zgjedhurve të parlamentit qendror dhe atyre vendor që flasin për hallet e njerëzve.

Mbi 120 zëra të pavarur, të fortë e të palidhur nga zinxhirët e interesave të partisë, por të lidhur me interesin e qytetarëve duhet të jenë një forcë e madhe. Nëse puna do bëhet ashtu si duhet bërë, duhet të jemi zëri i njerëzve e atyre që mendojnë se nuk kanë më zë e përpiqen të largohen nga ky vend medoemos.
Aty ku bëhet ping pong mes qeverisjes vendore e fantazmave të këshillave e qeverisjes qendrore. Për çdo rast ku. Qindra milionë euro për ujësjellës që nuk nxjerrin një pikë ujë, apo për të mbushur xhepat e një grupi kriminal të organizuar.

Ata që i thonë vetes shumë enden si zombi pa arritur të kuptojnë se domethënia e tyre për njerëzit e thjeshtë është zero. Numrat me të cilat rrahin gjoksin për qytetarët janë arsye më shumë për t’i kthyer shpinën kësaj kaste politike. Nuk bëhet fjalë për numra kur bëhet fjalë për llogaridhënie. Kjo nuk është çështje numrash, është çështje morali. Është çështje integriteti”, u shpreh Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts