“Nuk e kam tradhëtuar kurrë PD-në”, Artur Roshi flet në ditët e fundit si deputet: Ja kontributi më i rëndësishëm që kam dhënë në Kuvend








arturroshi

Në seancën e fundit parlamentare për këtë legjislacion, deputeti i opozitës parlamentare, Artur Roshi tha se nuk e ka tradhëtuar kurrë Partinë Demokratike.

Sipas tij, qëndrimet që ka mbajtur në parlament gjatë këtij sesioni parlamentar, kanë qenë në përputhje me demokratët.

Duke kujtuar kontributet që ka dhënë në Kuvend, Roshi thotë se votimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor kanë qenë më të rëndësishme. Për deputetin e opozitës, edhe pse nuk i kanë pëlqyer këto ndryshime e ka votuar.

“Çdo debat i imi ka qenë i bazuar në logjikë. Unë nuk kam qenë asnjë ditë opozitë e opozitës. Jam deklaruar në foltoren e parlamentit që jam pjesë e opozitës jashtë parlamentit. Kam qenë jashtë por u futa brenda, por kjo nuk do të thotë që potenciova mazhorancën dhe vlera e numrit tim nuk vlente në makropolitikë. Unë e bëra si taktikë që t’i thonim PD-së që ne vlejmë. Këtë gjë që PD nuk e bëri, unë mendova që do ja sjell në vëmendje. Unë nuk kam qenë tradhëtar asnjë ditë. PD foli në përgjithësi dhe nuk mund të thoshte përveç Artur Roshi. Në këtë kontekst, qëndrimet e mia kanë qenë opozitare, të unifikuara me PD. Ku është tradhëtia këtu? Përveç profilit tim, unë mendoj se faza më e rëndësishme ka qenë pjesa e diskutimit të Kodit Zgjedhor. E vlerësoj shumë lirinë e individit, nëse nuk e mbështesim në themelin e një lirie të vërtetë dhe jo të një lirie të cunguar. Kodi zgjedhor është një rregullore. Kontributi im është që ramë dakord për marrëveshjen e 5 qershorit. Nuk ishte ashtu siç e mendoja për votimin e Kodit Zgjedhor” – tha Roshi.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *