Nuk e kishit menduar kurrë, ja ku është i varrosur Babagjyshi i Krishtlindjeve

Një qytet i braktisur në mes të natyrës që ruan një sekret të bukur, varrin e Babagjyshit të Krishtlindjeve.

Në Newtown Jerpoint, jo shumë larg nga Thomastown, në Kilkenny në Irlandë, gjenden rrënojat e Kishës së Shën Nikollës, që i përket shekujve të XII dhe XIII.

Sipas një legjende, këtu gjendet varri i Babagjyshit të Krishtlindjeve, ose më saktë i Shën Nikollës, njeriu që ka inspiruar personazhin simpatik dhe burrin e urtë e të butë me mjekër të bardhë dhe pelerinë të kuqe.

Newtown Jerpoint, ishte një fshat i banuar deri në fund të shekullit XVII. Pak a shumë ashtu siç ka ndodhur edhe me qytezën e ‘Radiator Springs’ tek filmi ‘Cars’, ku devijimi i rrugës bëri që të braktiset dhe zona.

Sipas një legjende tjetër, më shumë se 800 vjet më parë dy kryqtarë normanë, duke u kthyer në shtëpi nga Toka e Shenjtë, vodhën eshtrat e shenjtorit. Megjithatë, jo të gjithë janë të bindur për këtë histori. Sipas disa të tjerëve, mbetjet gjenden ende brenda kishës, në një varr të mbuluar nga një pllakë që paraqet Shën Nikollën me dy kalorës që i qëndrojnë mbi supe.

Kisha dhe varri i Babagjyshit të Krishtlindjeve, ndodhen brenda asaj që tani është Jerpoint Park.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.