“Nuk e kuptova tërbimin e lojtarëve të Vllaznisë, ishin të eksituar totalisht”, shpërthen trajneri Ndreu: S’kemi marrë asnjë penallti, do të braktis stolin nëse…

Trajneri i Kastriotit, Ramadan Ndreu, ka shpërthyer pas humbjes në sekondat e fundit ndaj Vllaznisë, ku nuk i ka kursyer aspak thumbimet për arbitrat dhe ekipin kundërshtar. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, ai u shpreh:

Ndreu

“Marrja e golit në minutat e fundit të dhemb pak. Është e njëjta situatë si në Shkodër edhe sot. Nuk e kuptoj, që si nuk na japin penallti kurrë. E njëjta situatë dhe në Shkodër. Nuk ja vlen ta diskutojmë pas ndeshjes, s’ja vlen të shkatërrojmë nervat. Arbitrat duhet të jenë shumë të kujdesshëm në këtë fund kampionatit se penalizojnë skuadrat.

Lojtarët nuk e kuptojnë që loja mbaron kur bie bilbili. Golin e pësuam nga shpërqendrimi. Nuk e kuptova tërbimin e lojtarëve të Shkodrës. Se mora vesh tërbimin, vinin dhe na provokonin. Jam pak i mërzitur në mënyrën si po menaxhohet ky fund kampionati. Jemi e vetmja skuadër që nuk kemi marrë asnjë penallti. Si mundesh t’i mos e japësh atë penallti? Nuk e kuptoj. Ne jemi të vjetër në sport dhe e kuptojmë shumë mirë. I marrim vesh me hundë këto punë. Unë dua ato që më takojnë.

As më shqetëson afrimi i Bylisit. Nëse më ahet haku një gram do iki nga ndeshja do e le ndeshjen.

Mënyra e festimit më vret shumë, irritoi gjithë stolin dhe publikun. Nuk e kuptova, ishin eksituar totalisht. Shumë e shëmtuar.

Nuk më dhanë të njëjtën penallti në Shkodër. Irritimin e skuadrës e kanë marrë përmes Facebook-ut, na kanë nevrikosur pafund. Bënin au iu. Nuk shqetësohem fare që fitoi sot Vllaznia. Do dalë kampion Vllaznia, vitin tjetër”, përfundoi trajneri Ndreu.

PANORAMASPORT.AL

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *